Trajneri i Liverpoolit ka kritikuar edhe njëherë mënyrën e lojës së Manchester United.
Derbi më i madh anglez mes Liverpoolit dhe Manchester United është mbyllur dhe me pak raste nga të dyja skuadrat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQë loja të ishte e mbyllur ndikoi shumë taktika e Jose Mourinhos, i cili kishte vendosur të mbrohej përgjatë 90 minutave dhe kjo mënyrë e lojës nuk i ka pëlqyer kundërshtarit të tij Jurgen Klopp, që edhe njëherë ka theksuar se ekipi i tij nuk do të luante kurrë një futboll të tillë, transmeton KosovaPress.
“Pothuajse të gjitha gjërat që Manchester United i ka bërë atë ditë janë të qarta. Nuk është puna ime të merrem më shumë me ta. Jose ka bërë atë që mendon se është e drejtë dhe ne duhet të pajtohemi me këtë”, ka thënë Klopp.
“Ata duan ta fitojnë titullin dhe unë jam i sigurt se Liverpooli edhe po të mbetet edhe për 125 vite pa titull nuk do të luajë në atë mënyrë. Ne nuk i lejojmë vetes që të qëndrojmë prapa dhe vetëm të presim kundërshtarin. Kjo është e pamundur”, ka përfunduar Klopp.