Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka deklaruar se asnjëherë në jetën e tij nuk ka përjetuar një ndeshje të tillë.
Ekipi i tij arriti të përmbyste rezultatin prej 3 me 0 nga ndeshja e parë, duke fituar sonte në Anfield Road me rezultat prej 4 me 0 që e çon në finale të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.
“E tëre performanca, në fakt e tërë ndeshja ishte shumë, ishte e madhe. Para ndeshjes u thashë lojtarëve se ishte e pamundur – por ishin ata, dhe kishin një shans. Kam shikuar kaq shumë ndeshje në jetën time, por s’mbaj mend një ndeshje të tillë”, ka deklaruar Klopp.