Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp i druhej shkarkimit, ai sheh ende hapësirë për përmirësim

Foto: AFP

Trajneri gjerman Juergen Klopp beson se ende ka hapësirë për përmirësim të Liverpoolit, ani pse klubi ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm në Premier League, stinor që është pezulluar tashmë shkaku i pandemisë COVID-19.

Liverpooli ka krijuar një epërsi prej 25 pikëve ndaj Manchester Cityt që zë vendin e dytë dhe është vetëm dy fitore larg titullit të parë të Anglisë që nga viti 1990.

Por, Klopp thotë se Liverpooli, që ka fituar Ligën e Kampionëve vitin e kaluar dhe që ka humbur vetëm një ndeshje gjithë stinorin në Premier League, mund të përmirësohet edhe më tepër.

“Ne nuk do të ndryshojmë, kjo është gjëja e parë, por nëse do të jemi të suksesshëm varet edhe nga ajo që bëjmë klubet tjera, pasi po ashtu edhe klubet tjera kanë mundësi të përmirësohen. Kështu që nuk ia kam idenë se çfarë na pret në të ardhmen. Por, ne nuk do të ndryshojmë, kjo skuadër nuk është produkti final, dhe kemi shumë hapësirë për përmirësim dhe po punojmë në atë drejtim”, ka thënë Klopp për “Sky Sports”. “Ne kemi lojtarë të rinj që po dalin në skenë. Ne mund të përmirësojmë këtë skuadër edhe më tepër”.

Klopp edhe ka treguar se në fillimin e tij te Liverpooli ishte frikësuar se mund të shkarkohet. 

"Ishte e qartë se nuk mund ta rregullonim brenda nate. Të gjithë e donin këtë, por nuk ishte e mundur kështu që kërkova kohë. Kurrë në karrierën time nuk isha shkarkuar, kështu nuk kisha përvoj me këtë, por e dija se ishte nivel tjetër dhe nëse nuk do të kisha rezultate shpejt, do të shkarkohesha. Por, ne na u dha koha. Pas tetë ndeshjeve, kuptuan se jemi në rrugën e duhur. Nga ai moment nuk pati dyshime", ka shtuar Klopp. 

Klopp nuk beson se duhet detyruar të rikthehet futbolli pas pezullimit shkaku i koronavirusit, por pranon se mund të ketë ndikim pozitiv në atmosferën në vend.

Bundesliga e Gjermanisë planifikon të rifillojë në stadiume të zbrazëta më 9 maj.

“Ne të gjithë jemi në shtëpi, të gjithë të izoluar. Nuk jam i sigurt se kur do të jetë e mundur të stërvitim në grupe me dy, pesë, gjashtë apo tetë. Duhet të presim qeverinë për këtë. Nuk mund të nxitojmë dhe nuk do të bëjmë këtë. Por, nëse futbolli mund të ndihmojë në përmirësim të atmosferës, të jap diçka tjetër për të menduar, atëherë duhet të fillojmë me stërvitje në një pikë, por nuk e di se kur do të jetë kjo”, ka thënë Klopp.

Edhe Kloppi nuk e përjashton mundësinë e kthimit te Liverpooli Futboll Kloppi nuk e përjashton mundësinë e kthimit te Liverpooli

“The Sun” ka raportuar se klubet e Premier Leagues planifikojnë të rifillojnë stërvitjet më 9 maj me plan që ndeshjet e para të luhen në mes të qershorit.