Juergen Klopp ka pranuar se transferimet e mëdha si ai i Mohamed Salahut gjithmonë janë me rrezik, por insiston se është dashur të presim diçka të veçantë nga ai këtë stinor, duke marrë parasysh performancën e egjiptianit me Romën stinorin e kaluar.
Klopp po ashtu pranon se në një stinor kur është thyer barriera e 200 milionë eurove të paguara për një lojtar, shpenzimi i 42 milionë eurove për një lojtar që po ndjek rekordet e golave të Roger Huntit dhe Ian Rushit, pa dyshim se është blerja e stinorit, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Edhe ata që shikojnë rregullisht Serie A të Italisë nuk kanë pritur një stinor të tillë nga Salahu, që tash ka kaluar Luis Suarezin sa u përket golave. Salah ka shënuar golin e tij të 41-të sezonal kundër West Bromwich Albionit të shtunën dhe po ndjek rekordin e Rushit prej 47 golave të shënuara në stinorin 1983/84.
Të martën mbrëma në ndeshjen më të madhe të Liverpoolit në “Anfield Road”, në periudhën nën drejtimin e trajnerit Klopp, Salah do të përballet kundër ish-bashkëlojtarëve te tij te Roma, ndërsa do të tentojë të vazhdojë serinë e golave në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)