Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp: Pos lëndimit të Hendersonit, gjithçka ishte perfekte

Foto: Reuters

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se gjithçka ishte e përsosur në fitoren e ekipit të tij 1 me 3 ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve, përpos lëndimit të mesfushorit Jordan Henderson.

Liverpooli fitoi si mysafir për të siguruar kualifikimin në çerekfinale. Në takim, në fillim të ndeshjes u lëndua kapiteni Henderson.

“Ishte e vështirë që e humbëm Hendersonin aq herët, shpresoj se nuk është serioz. Ndryshimi i hershëm s’është sinjal i mirë, por ajo që bëmë ishte thjeshtë e mrekullueshme. Pos lëndimit të Hendersonit, gjithçka ishte perfekte”, ka thënë Klopp pas takimit.