Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp mungon në stërvitje shkaku i problemeve shëndetësore

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka munguar në stërvitjet e së mërkurës pasdite pasi ka pasur disa kontrolle mjekësore.

50-vjeçari raportohet se nuk është ndier mirë të martën mbrëma dhe sot ka vendosur që të bëjë disa teste mjekësore.

Mediat angleze raportojnë se problemet e gjermanit nuk janë serioze dhe pritet të rikthehet në shtëpi gjatë mbrëmjes.

Kloppi në shkurt të vitit 2016 ishte bërë operacion nga “zorra qorre” dhe mungoi në barazimin 2 me 2 ndaj Sunderlandit, por ai pritet të jetë i gatshëm për udhëtimin e së shtunës te Southamptoni.