Kur Liverpooli i ishte afruar shumë fitimit të titullit të Premier Leagues me Brendan Rodgersin në vitin 2014, skuadra prapë pranoi 50 gola dhe kishte mbrojtjen e tetë më të mirë në ligë. Pesëshja defensive ishte e përbërë nga portieri Simon Mignolet e mbrojtësit Glen Johnson, Martin Skrtel, Daniel Agger (Mamadou Sakho) dhe Jon Flanagan, ndërsa 33-vjeçari Kolo Toure ishte zëvendësuesi i parë.
Gjërat nuk u përmirësuan menjëherë me trajnerin e ri Jurgen Klopp. Por duket se problemi u identifikua dhe tash u rregullua, shkruan sot Koha Ditore.
Transferimet rekorde të portierit brazilian Alisson dhe mbrojtësit Virgil van Dijk kanë ndihmuar që Liverpooli të nisë këtë stinor pa pranuar gol në dy ndeshjet e para ndaj West Ham Unitedit dhe Crystal Palace, krahasuar me tre gola sa i pranoi ndaj Watfordit në xhiron e parë vitin e kaluar dhe pesë në udhëtim ndaj Manchester Cityt në shtator.
Ndonëse Klopp krenohet me veten si trajner ofensiv, duket se balanca mes shënimit të golave dhe ndalimit të pranimit të golave është dukshëm më i mirë në skuadrën e tashme të Liverpoolit sesa në vitet e kaluara, gjë që kjo është arsyeja pse skuadra shihet tash kandidate më serioze për titullin e parë në Premier League.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)