Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shprehur i lumtur me performancën e treguar në fitoren 5 me 0 ndaj Swansea Cityt.
Golat nga Firmino, Coutinho, Alexander-Arnold dhe Alex Oxlade-Chamberlain i ndihmuan Liverpoolit që të siguronte pozitën e katërt në “Boxing Day”.
“Pas 55 minutave ishte brilante, para asaj kishte punë. Nuk ishte e lehtë. Gjymëorëshi i fundit ishte fantastik, kënaqësi për të shikuar dhe fitore e merituar”, ka thënë Klopp për BBC-në.