Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është i bindur se ekipi i tij nuk ka asnjë avantazh ndaj Portos në ndeshjen që do të luhet në kuadër të Champions Leagues.
‘Të Kuqtë’ e kanë mposhtur Porton dy herët e fundit kur janë përballur me skuadrën portugeze në “Estadio do Dragao” në Ligën e Kampionëve, më 2018 dhe 2019.
“Nuk është aspak një avantazh që ne fituam dy ndeshjet e fundit atje, absolutisht jo, sepse ju vetëm duhet të mendoni për veten në pozicionin e kundërshtarit. Gjëja e parë që dëshironi të bëni është të siguroheni që gjëra të ngjashme nuk do të ndodhin më. Kështu që kjo e bën punën jo më të lehtë për ne. Por, nuk bëhet fjalë për këtë, ne nuk jemi të tillë, nuk mendojmë për dy ndeshjet e fundit që kemi luajtur atje, ne mendojmë për këtë lojë. Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë ndeshje”, deklaroi Klopp.
Ndeshja Porto – Liverpool, zhvillohet të martën nga ora 21:00 në Portugali.