Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp: Do të luftojmë për ëndrrën tonë, finalen e “Championsit”

Jurgen Klopp ka pranuar se kalimi në finale të Ligës së Kampionëve do të jetë ëndërr për të dhe për lojtarët e Liverpoolit.

Pas fitores 5 me 2 në Anfield, “Të kuqtë” janë në Romë për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales. Dy gola të vonshëm i kanë dhënë shpresë Romës për ndeshjen e dytë, të cilën mezi po e pret Kloppi.

“Jemi këtu për të luftuar për ëndrrat tona – kështu është – ne duam të shkojmë në finale”, ka thënë Klopp në konferencën për media.

“Ishim pozitivë në Anfield, ishim 5 me 0 dhe pastaj i pësuam dy gola. Disa njerëz mendonim se e kemi humbur ndeshjen, por nuk është kështu. Jemi 5 me 2 - njerëzit mendojnë se Romës i duhet fitorja 3 me 0, por është rezultat i lartë [për ta arritur]”, ka shtuar ai.

“Kjo do të thotë se nesër ka futboll dhe mezi po e pres sepse është ajo që duam. Doni të luani në fazat e mëdha dhe për gjëra të mëdha. Për këtë arsye jemi këtu”.

Artikuj të ngjashëm