Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka pranuar se është i kënaqur me stilin eksploziv të Alex Oxlade-Chamberlainit që prej transferimit të tij nga Arsenali.
24-vjeçarit i është dashur pak kohë që të adaptohet në Anfield që prej transferimit prej 40 milionë eurove.
Oxlade-Chamberlain luajti mirë si zëvendësues në vikendin e kaluar kundër Huddersfield Town, derisa dy javë më parë realizoi golin e parë me Liverpoolin në fitoren 7 me 0 ndaj Mariborit në Ligën e Kampionëve.
“Dua që të përmend veçanërisht Alex Oxlade-Chamberlainin. Ai ka treguar klasin e tij dhe e tregoi këtë në mundësitë që pati gjatë vikendit”, ka thënë Klopp.
“Kur hyn në fushë është si dinamit. Agresiv pozitivisht. Kërkon të sulmojë dhe të krijojë. Kjo formë vjen shkaku i formës së treguar në stërvitje. Ai ka kualitetin e lartë për ato që bën; shpesh mendoj se është i fundit që e kupton këtë”.