Toni Kraft. James Kraft. Këta emra nuk kanë të bëjnë ndonjë gjë me emra shqiptarë. Por prapa tyre “fshihen” dy boksierë shqiptarë që synojnë majat e boksit profesionist botëror.
Bëhet fjalë për dy boksierë vëllezër, që kanë lindur në Gjermani, por që janë nga Kosova. Për Safet Avdimetajn dhe Musa Avdimetajn. Safeti njihet si Toni Kraft, Musa si James Kraft, shkruan sot “Koha Ditore”.
Bilanci i tyre në boksin profesionist është i njëjtë, 14 fitore e një barazim. I madhi, Toni Kraft (25) i ka katër fitore me ndërprerje, ndërsa James nëntë të tilla.
Vëllezërit Kraft karrierën e zhvillojnë në Munich të Gjermanisë. Ka pasur raste kur janë krahasuar me vëllezërit Klitschko, vëllezërit më të njohur në histori të boksit profesionist. Natyrisht janë shumë larg nivelit të vëllezërve ukrainas, por kanë synime të mëdha për të ardhmen po ashtu... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)