Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klitschko kërkon rimeç ndaj Joshuas

Wladimir Klitschko ka thënë se është i gatshëm për rimeç ndaj Anthony Joshuas, i cili mbrëmë e nokautoi në raundin e 11.

Ai ka thënë se është i interesuar që sërish të luftojë për titujt IBF, WBA dhe IBO, transmeton Koha.net. Klitschko ka thënë pas meçit se ka kontratë me Joshuan për një rimeç.

“Sigurisht, e kemi në kontratë, tani jam i interesuar. Më duhet të analizoj se çfarë ka ndodhur. Por, urime për Joshuan, ai u ngrit, luftoi dhe fitoi titujt”, ka thënë ai për Sky Sports.

Klitschko kishte rrëzuar Joshuan në raundin e gjashtë, por britaniku ia arriti që të çohet dhe të luftojë përsëri.

Megjithatë përkundër dëshirës së 41 vjeçarit për një rimeç, Joshua duket se është i fokusuar të përballet me Tyson Furyn, të cilit i kërkoi që të përballen, dhe përgjigja e tij pozitive ishte e menjëhershme.

Artikuj të ngjashëm