Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Joshua do të ndeshet me Usykun në pranverë të vitit 2022

Anthony Joshua ka aktivizuar klauzolën e tij për një rimeç kundër Oleksandr Usyk, e cila do të zhvillohet në pranverën e vitit 2022, thotë promoteri Eddie Hearn.

Boksieri britanik humbi rripat e tij IBF, WBA dhe WBO ndaj Usyk me vendim unanim në stadiumin e Tottenham Hotspur muajin e kaluar.

Usyk tashmë ka folur për dëshirën e tij për t'u kthyer në vendlindjen e tij në Ukrainë për një rimeç me Joshuan.

"Joshua po stërvitet tani, dhe sot ne zyrtarisht filluam revanshin për luftën Oleksandr Usyk, të cilën do ta shohim në pranverën e ardhshme. Pra, përsëri në lojë dhe duke kërkuar që ai të bëhet një kampion tre herë në peshë të rëndë", deklaroi Hearn.

Joshua ishte shfaqur i gatshëm për një ndeshje me rivalin Tyson Fury në fillim të këtij viti, para se një seancë arbitrazhi të vendoste se Fury duhej të luftonte përsëri me Deontay Wilderin, të cilin e mposhti sot në mëngjes me nokaut në rundin e 11-të.

Joshua, 31 vjeç, më parë u hakmor pas humbjes së papritur nga Andy Ruiz Jr – humbja e parë asokohe për britanikun - me një fitore unanime në Arabinë Saudite në dhjetor të vitit 2019.