Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Planet e ardhshme të Joshuas në duart e Klitschkos

Planet e ardhshme të Anthony Joshuas janë në duart e Wladimir Klitschkos, i cili duhet ta merr vendimin përfundimtar nëse do të ketë rimeç apo jo.

Këtë e konfirmuar për Sky Sports promotori i britanikut, Eddie Hearn, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më 29 prill Anthony Joshua ishte shpallur kampion bote duke prodhuar një nga meçet më të bukura të boksit në kategorinë e rëndë, duke e nokautuar Klitschkon në raundin e 11 në prani të 90 mijë tifozëve që ishin në Wembley.

“Kemi një sfidë të detyrueshme me Kubrat Pulev për titull të IBF-së. Dhe kemi situatën me Klitschkon me të cilin do të donim të kishte edhe një meç. Fansat dhe transmetuesit do ta donin një përballje me të, por Wladimiri momentalisht është në pushime dy javore dhe vendimin do ta marr pasi të kthehet. Nëse këtë meç e dëshiron Wladimiri, atëherë mendoj se ky do të jetë meçi i radhës për Anthony Joshuan”, ka thënë Hearn për Sky Sports.

Ai ka paralajmëruar se Joshua do të ketë meçe të tilla të mëdha, por ekziston plani dhjetë vjeçar për Joshuan.