Ndeshja mes Olympique Marseilles dhe Sportingut ka nisur me 22 minuta vonesë. Ndeshja në vend të orës 18:45 ka nisur në ora 19:07, pasi skuadra portugeze nuk ka arritur me kohë në stadiumin “Velodrome” për shkak të trafikut të ngarkuar në qytetin francez.
Kjo e ka nervozuar trajnerin e Marseillet, Igor Tudor, që ka bërtitur në drejtim të përgjegjësve të UEFA-s. Kroati u ka thënë që kjo është ndeshje e Ligës së Kampionëve e jo ndeshje amatore e futbollit.
Përgjegjësit nuk i janë përgjigjur Tudorit.
Marseille aktualisht po udhëheq 3:1.
Artikuj të ngjashëm