Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kjaer: Viti 2021 ka qenë i jashtëzakonshëm

Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer, e ka vlerësuar vitin 2021 si të jashtëzakonshëm, nga ndihma për ta shpëtuar jetën e Christian Eriksenit e deri te nominimi për “Topin e Artë”.

Mbrojtësi i Danimarkës e pa sezonin e tij të mbyllej papritur kur këputi ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gju në fillim të ndeshjes që Milani e fitoi më 1 dhjetor ndaj Genoas 3:0. Ai u operua dhe nuk pritet të kthehet në fushë deri në qershor. Ai për televizionin e skuadrës kuqezi ka thënë se i duhet kohë dhe durim për t’u kthyer.

“Gjithçka mund të ndodhë në futboll. Viti 2021 ka qenë një vit me atë që ndodhi me mikun tim në Evropian, duke shkuar në Topin e Artë për herë të parë si i nominuar dhe më pas lëndimi i parë vërtet i keq në karrierën time. Është një mundësi për të menduar pak dhe për të punuar në pjesë të ndryshime të trupit tim, gjë që nuk e kam pasur rastin ta bëj deri tani”, ka thënë Kjaer.

32-vjeçari pjesë e Milanit është prej vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2024.