Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kitata triumfon në maratonën e Londrës, dështon Kipchoge

Foto: Reuters

Atleti nga Etiopia, Shura Kitata, ka lënë prapa keniasin Vincent Kipchumba për të triumfuar në maratonën e Londrës që u mbajt sot, shkruan Reuters.

Përderisa rekordmeni Eliud Kipchoge pësoi humbjen e parë që nga viti 2013, transmeton KOHA.

Në një mot të ftohtë e me shi 24 vjeçari Kitata në metrat e fundit arriti të fitojë garën për një sekond dallim nga Kipchumba, duke e përfunduar garën për 2 orë e 05 minuta e 41 sekonda.

I treti përfundoi Sisay Lemma nga Etiopia me 2:5.35, derisa favoriti kryesor Kipchoge, që në garën e vitit të kaluar u bë njeriu i vetëm që përfundoi maratonën në më pak se dy orë, e përfundoi garën e sotme në vendin e tetë me 2:06.49.

Kipchoge ka bërë të ditur gjatë garës ka pasur ngërç dhe bllokim të veshëve.

Në mungesë të të lënduarit Kenenisa Bekele, Kipchoge pritej që me lehtësi ta fitonte për herë të pestë maratonën e Londrës, por asnjëherë nuk arriti të performojë në shpejtësinë e tij më të mirë në një mot me shi.

Image

Kurse Kitata është shprehur pas kësaj gare se ishte Bekele ai që e këshilloi se si duhet të vrapojë në këtë maraton.

“Bekele më ndihmoi për këtë garë dhe më këshilloi se si të vrapoj. Jam stërvitur për të njëjtin kurs, dhe jam shumë i lumtur të fitoj”, ka thënë Kitata.

Kurse në kategorinë e femrave ishte atletja nga Kenia, mbajtësja e rekordit, Brigid Kosgei, e cila me lehtësi arriti të fitojë garën në kohë 2:18.58, kurse amerikania Sara Hall pati një përfundim fantastik duke zënë vendin e dytë. Derisa në vendin e tretë përfundoi Ruth Chepngetich.

Image
Artikuj të ngjashëm