Autoritetet e futbollit kinez kanë bërë të ditur se arbitrat e huaj do të drejtojnë ndeshjet e javëve të fundit të këtij edicioni në Superligën e Kinës në tentim për të rritur standardin e ndarjes së drejtësisë në ligën e shpenzimeve të mëdha, shkruan sot Koha Ditore
Suedezi Jonas Eriksson dhe Tony Chapron nga Franca do të drejtojnë ndeshjet ndërmjet Tianjin Quanjian e Shandong Luneng, përkatësisht Shanghai Shenua e Tianjin Teda që zhvillohen këtë vikend. Sipas Federatës së Futbollit të Kinës kjo është vetëm pjesa e parë e tentimit për të përmirësuar në përgjithësi gjykimin në këtë shtet.
(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.