Pas golit të shënuar në xhiron e parë, futbollisti i krahut, Albion Ademi, ka kontribuuar me asistim në javën e dytë të futbollit në Kinë.
Skuadra e Ademit, Tianjin Jinmen Tiger, ka fituar të dielën në udhëtim te Shenzheni, me rezultatin e thellë 4:0.
Ademi luajti deri në minutën e 86-të, kurse asistoi në golin për 3:0 në minutën e 70-të.
Me skuadrën e tij pas dy ndeshjeve ka katër pikë në elitën e futbollit kinez.
Lider është Shanghai Shenhua me gjashtë pikë.