Mbrojtësi Presnel Kimpembe nuk do të largohet nga Paris Saint-Germaini vitin e ardhshëm ashtu siç kishin raportuar mediumet franceze më parë.
“L’Equipe” ka bërë të ditur të premten se Kimpembe pritet së shpejti të firmosë kontratë të re me ekipin francez.
Mësohet se palët janë në negociata dhe marrëveshja pritet të finalizohet pas përfundimit të Kampionatit Botëror.
Kimpembe ka kontratë me Parisin deri në vitin 2024, ndërsa me kontratën e re do të mbetej në klub edhe për tre vjet të tjerë.
Parisi para fillimit të këtij edicioni ka refuzuar të gjitha ofertat për 27-vje֛çarin, i cili ka nëntë paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm