Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kimmich mund të largohet nga Bayerni

Bayerni mund të mbetet pa Joshua Kimmichin. Kështu kanë bërë të ditur të mërkurën mediume të ndryshme në Gjermani.

Është bërë e ditur se Bayenri nuk përjashton mundësinë e shitjes së futbollistit gjerman. 28-vjeçari me skaudrën e Bayernit ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Pjesë e Bayernit është prej vitit 2015. Ai në fitoren 27:0 barti shiritin e kapitenit në mungesë të Manuel Neuerit dhe Thomas Mullerit.

Kimmich më herët karrierë ka bërë edhe te skuadra e Leipzigut, ndërsa është zhvilluar te Stuttgarti.