Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kida i kënaqur me fitoren

Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, ka thënë se është i kënaqur për fitoren ndaj Gjilanit në xhiron e 14-të.

Megjithatë, ai para se të fliste për ndeshjen, u shprehu ngushëllime familjarëve të futbollistit 14-vjeçar, Drinor Berisha, që u nda nga jeta të enjten.

Edhe Drilon Hazrollaj që e shënoi golin e fitores, e kujtoi me një fanellë futbollistin e ri.

“Para se të flisja për ndeshjen, do të doja t’i shprehë ngushëllime familjes Berisha për humbjen tragjike, aksidentale, të djaloshit të ri. Shprehim keqardhje. Jemi të lumtur me fitoren. Po zhvillojmë ndeshje të mira dhe tri pikët janë të mirëseardhura. Ne po punojmë shumë. Djemtë po e bëjnë maksimumin dhe pikët e fituara janë si rezultat i punës së madhe dhe disiplinës që po e tregojnë. Do t’i marrim ndeshjet një nga një”, ka thënë Kida pas ndeshjes për “ArtMotion”.

Artikuj të ngjashëm