Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kida i gëzuar që Malisheva nuk po pranon gola

Malisheva për ndeshjen e tretë rresht me trajnerin Qëndrim Kida nuk po pranon gol.

Gol nuk pranoi as të shtunën në duelin në udhëtim te Feronikeli 74 qe përfundoi 0:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky fakt e ka gëzuar trajnerin e malishevasve.

“Duke e pasur parasysh angazhimin, rastet e krijuara dhe lojën që shfaqëm, barazimi nuk është se na kënaq shumë. Edhe kundërshtari pati rastet e veta, e humbi penalltinë. Gjithsesi, ky mund të jetë rezultati real. Ne tre ndeshje që e udhëheqim Malishevën dhe nuk kemi pranuar gol. E kemi parë nga analizat që problemi është në mbrojtje. Atë e kemi rregulluar mirëpo kemi ende punë”, ka thënë trajneri i Malishevës për “ArtMotion” pas ndeshjes.