Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Keylor Navas, portieri që u refuzua në Kosta-Rikë

Kanë kaluar tre vjet që prej arritjes së paharrueshme të Përfaqësueses së Kosta-Rikës në fushën e futbollit. Arritja në çerekfinale të Kampionatit Botëror "Brazili 2014" jo vetëm që vendosi kombin e Amerikës Qendrore në hartë për tifozët e sportit në mbarë botën, por edhe katapultoi njërin prej lojtarëve më të mëdhenj drejt majave të futbollit evropian.

Keylor Navas ishte ikona e revolucionit të Kosta-Rikës, në kuptimin e plotë të fjalës. Atëbotë, portieri i ekipit spanjoll Levante, shkëlqeu me paraqitjet e tij fantastike në botërorin e mbajtur në Brazil, përcjell Koha Ditore shkrimin e Goal.com.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një muaj më vonë, pritjet në botërorin "Brazil" i siguruan atij transferimin në një prej ekipeve më të mëdha të futbollit në mbarë botën - Real Madrid.

Para se të prezantohej në "Santiago Bernabeu" në vendlindjen e tij, Kosta-Rikë iu organizua një pritje e jashtëzakonshme, në veçanti në qytetin e tij: Perez Zeledon. Atje, Navas u mirëprit si hero i vërtetë i kombit.

Veturat kishin pushtuar rrugët, derisa Navas mori vlerësimet më të larta nga personalitete kostarikane si dhe në shenjë falënderimi, atij iu dorëzuan edhe çelësat e qytetit Perez Zeledon...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.