Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Navas fton lojtarët e Kosta Rikës ta shijojnë Botërorin

Keylor Navas nuk ka luajtur për PSG-në dhe Kosta Rikën që prej 14 qershorit të këtij viti. Ndeshjen e fundit në portë madje e pati për Kosta Rikën në përballjen me Zelandën e Re, ku me fitore siguroi biletën për në Botërorin e Katarit që nis të dielën.

Navas nuk është i kënaqur me rolin e rezervistit te PSG-ja, por ai të mërkurën ka ftuar lojtarët e Kosta Rikës ta shijojnë Botërorin.

“Unë jam mirë dhe kushdo që është thirrur është i privilegjuar. Ne do të luftojmë deri në fund dhe çdo botëror është ndryshe. Ne duhet ta shijojmë dhe të japim gjithçka që kemi marrë dhe shpresojmë se mund të përmbushim ëndrrat tona”, ka thënë Navas.

Për Kosta Rikën do të jetë paraqitja e pestë në kupën e Botës. Në vitin 2014 ata arritën paraqitjen më të mirë në histori duke arritur në çerekfinale. Në botërorin e Katarit, Kosta Rika është në grupin E bashkë me Spanjën, Japoninë dhe Gjermaninë.