Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ka pësuar një tjetër lëndim.
Mesfushori belg, në ndeshjen ndaj Fulhamit, pësoi një goditje në gju, duke u detyruar të largohet nga loja në minutën e 86-të.
Shkalla e lëndimit të 27-vjeçarit nuk është bërë e ditur ende nga stafi mjekësor i “Qytetarëve”.
Për De Bruyne, kjo ishte ndeshja e tij e dytë si titullar, pas rikthimit nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave për më tepër se dy muaj.
Artikuj të ngjashëm