Pas një shtyrjes së djeshme, sot raportohet se Franck Kessie ka kaluar me sukses testet mjekësore te Milani.
Mesfushori i Atalantas dje i ishte nënshtruar testeve mjekësore në klinikën Madonnina, por ishte shfaqur një problem që kërkonte edhe disa teste, transmeton Koha.net.
Sipas Calciomercatos mesfushori i Atalantas kishte problem me gju, prandaj duhej t’iu nënshtrohej edhe disa testimeve të veçanta, të cilat i ka kryer sot.
20 vjeçari pritet që së shpejti të zyrtarizohet si lojtar i Milanit.