Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kerley e Jefferson triumfojnë në 100 metra vrapim

Fred Kerley e fitoi Kampionatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 100 metra vrapim, ndërsa në gjysmëfinale pati kohë të ngjashme me rekordin botëror.

27-vjeçari Kerley e përfundoi garën për 9.76 sekonda, që është koha e tij më e mirë. Medalisti i argjendtë Olimpik në finale triumfoi me kohën 9.77 sekonda.

Marvin Bracy pati kohë 9.85 dhe zuri vendin e dytë, ndërsa në vendin e tretë përfundoi Trayvon Brommell, me kohën 9.88.

Në konkurrencën e femrave, Melissa Jefferson triumfoi në 100 metra vrapim, me kohën 10.69 sekonda.

Kjo ngjarje i shërbeu ekipit amerikan si prova për Kampionatin Botëror që mbahet në muajin korrik, po ashtu në Oregon.