Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kërkesat e Romagnolit të papërballueshme për Milanin

Menaxheri i Alessio Romagnolit javën e kaluar ka pasur një takim me drejtuesit e Milanit për vazhdimin e kontratës.

Por, kërkesat e kapitenit 26-vjeçar tejkalojnë atë që klubi është i gatshëm të paguaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas raportimeve të “Calciomercato”, Romagnoli ka kërkuar pagë vjetore prej 3.5 milionë euro me 1 milion euro bonuese.

Negociatat për vazhdimin e kontratës do të vazhdojnë para vitit të ri, pasi të dyja palët janë të etur për të arritur marrëveshje.