Kapiteni Alessio Romagnoli është pranë arritjes së marrëveshjes me drejtuesit e Milanit për ta rinovuar kontratën, kanë raportuar të enjten mediumet italiane.
Romagnoli ka kontratë me Milanin deri vitin e ardhshëm kurse klubi i ka ofruar atij rinovimin e saj deri në vitin 2025 me një pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh.
26-vjeçari këtë edicion ka regjistruar 16 ndeshje dhe ka shënuar një gol këtë edicion në të gjitha garat me Milanin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018.