Ledri Vula është zgjedhur nënkryetar i klubit të basketbollit Z Mobile Prishtina.
Kështu bëri të ditur kryetari i klubit të Prishtinës, Blerand Stavileci, me ç'rast tha se Vula do të jetë një prej përforcimeve më të qëlluara të klubit të basketbollit.
Ndërsa nënkryetari i sapo zgjedhur i klubit Prishtina, Ledri Vula, u shpreh i lumtur me emërimin e tij në këtë post.
“Jam më se i lumtur me qenë pjesë i këtij ekipi të cilin e kam pasur ëndërr që prej fëmijërisë. Unë me krejt atë që di kam me qenë 110 për qind i fokusuar për një të ardhme të mirë të këtij sporti”, tha Vula.
Artikuj të ngjashëm