Klubi i futbollit KEK-u e ka fituar me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen përballë Onixit, në kuadër të 1/8 të finales të Kupës së Kosovës.
KEK-u humbi ndeshjen në fushë, por Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka aprovuar ankesën e KEK-ut dhe ka marrë vendim të mërkurën për t’ia dhënë fitoren skuadrës nga Obiliqi.
Në arsyetimin e KG-së thuhet se, Enis Gegolli i Onixit është paraqitur në fushë pa të drejtë loje, pasi nuk ka qenë fare në protokollin zyrtar të ndeshjes.