Mesfushori i Leipzigut, Naby Keita ka shënuar një eurogol në përballjen e sotme ndaj Hamburgut.
Keita, që në sezonin e ardhshëm do të bashkohet me Liverpoolin, e “bombardoi” portën e kundërshtarit nga largësia në minutën e 67 për epërsinë e parë të Leipzigut, transmeton Koha.net.
Leipzigu po udhëheq tani me rezultat 0-2, me golin e dytë të shënuar nga Werner.