Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KE i FFK-së pranon se disa ndeshje janë nën hetime

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në mbledhjen e mbajtur ka diskutuar për shumë çështje në futbollin e Kosovës. KE ka analizuar dhe diskutuar rrjedhën e përfundimin e garave këtë edicion, duke konstatuar se patën rrjedhë sipas dinamikës së paraparë dhe përfundim të mirë. Megjithatë, nuk e ka përjashtuar faktin se disa prej ndeshjeve janë nën hetime.

KE gjithashtu ka reaguar ashpër edhe për zhvillimin e ndeshje ve të ekipeve serbe për të ashtuquajturën Kupë e Serbisë në territorin e Kosovës dhe ka marrë vendim që mos të lejojë zhvillimin e këtyre ndeshjeve që kanë karakter zyrtar. Gjithashtu, i është bërë ftesë edhe të gjitha organeve tjera shtetërore që të reagojnë ashpër në këtë drejtim.

Në mbledhjen e fundit, KE ka diskutuar edhe për sezonin e ri, 2021/22 për të cilin mori vendim se do të fillojë me datën 21 gusht. Ndërkohë, sa i përket afatit kalimtar të verës, ai do të nisë më 1 janar dhe do të mbyllet më 15 gusht.