Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Trepça vazhdon bashkëpunimin me Zekiqin e Haxhiun

Valdrin Haxhiu - KB Trepca

Bassketbollistët Vadrin Haxhiu e Samir Zekiqi, do të jenë pjesë e skuadrës së Trepçës edhe për sezonin e ri. Klubi nga Mitrovica, të hënën ka zyrtarizuar Haxhiun e Zekiqin, me të cilët ka vazhduar bashkëpunimin edhe për edicionin 2022/23.

Haxhiu edicionin e shkuar ishte kapiten i Trepçës dhe luajti me një mesatare prej tri pikëve për ndeshje, ndërsa Zekiqi pati nëntë pikë. Trepça sezonin e fundit triumfoi në Kupën e Kosovës, ndërsa luajti edhe në finalen e Superkupës së Kosovës dhe plejofit.

Para tyre, bashkëpunimin me Trepçën për sezonin e ri, e kanë vazhduar edhe trajneri Lubomir Minchev, si dhe lojtarët Drilon Hajrizi e Amin Hot.