Derbi i kësaj jave në Superligën e basketbollit të Kosovës ndërmjet Rahovecit dhe Yllit, i ka takuar “Vreshtarëve”.
Në një atmosferë të zjarrtë në “Shani Nushi” të Gjakovës, KB Rahoveci shënoi fitore bindëse ndaj Yllit me rezultat 97-73, transmeton Koha.net.
Pas kësaj fitore Rahoveci merr vendin e tretë me 36 pikë, një pikë më shumë se Ylli.