Sigal Prishtina ka arritur të shënojë fitoren e radhës dhe këtë herë e mposhti Kerasan Prishtinën me rezultat, 113:84.
Ndeshja nisi në mënyrë të niveluar, pasi të dyja skuadrat arritën të shënonin pikë, por edhe pati gabime të shumta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇereku i parë përfundoi 28:25, e i ngushtë ishte edhe çereku i dytë i ndeshjes, pasi Sigal Prishtina shkoi në pushim mes pjesëve me vetëm gjashtë pikë epërsi, 58:52, raporton KTV.
Përvoja e vëllezërve Rugova, por edhe e Alban Veselit dhe kapitenit të Sigalit, Edmond Azemi, bëri që vendësit të shtonin epërsinë në çerekun e tretë dhe për t’u shkëputur në rezultat që deri në fund nuk u arrit të ngushtohej nga Kerasani dhe ndeshja u mbyll me 29 pikë epërsi, 113:84.
Më i dalluari te skuadra triumfuese ishte Fisnik Rugova që shënoi dyshifror të dyfishtë prej 24 pikësh e 15-të kërcimesh, kurse Alban Vesei shtoi 19 të tjera, për fitoren e 17-të të Sigal Prishtinës që ende nuk di për humbje në këtë edicion të IP Superligës së basketbollit.
Nga ana tjetër, te Kerasan Prishtina që pësoi për herë të 13-të këtë sezon, më i miri në parket ishte Rinor Ahmeti me 22 pikë e 8 kërcime.