Sport

KB Peja nis edicionin e ri kundër Vëllaznimit

Skuadra e Pejës do ta nisë mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës në basketboll kundër Vëllaznimit.

Shorti për edicionin e ri të Superligës së Kosovës është tërhequr të enjten, ndërsa Peja në xhiron e parë do të përballet me Vëllaznimin. Kjo ndeshje, do të luhet në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Nënkampionia, Trepça do të jetë mysafire e ekipit të promovuar në elitë, Istogut. Ndërsa, dy përballjet tjera të xhiros së parë, do të jenë: Sigal Prishtina – Prizreni dhe Golden Eagle Ylli – Bashkimi.

Edicioni 2023/23 në elitën e basketbollit kosovar nis më 22 shtator.

Ndërkohë, edicioni i ri në Superligën e femrave nis më 6 tetor dhe në xhiron e parë, përballen: Bashkimi – Trepça, Basketball United – Penza e Peja 03 – Prishtina.

Edhe te meshkujt, ashtu si te femrat edicionit të ri, do t’i paraprijë turneu i Superkupës që do të mbahet në fund të këtij muaji.