Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Peja në disavatazh të ngushtë në Poloni pas pjesës së parë

Skuadra e Pejës është në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Spojnia Stargardit në kuadër të xhiros së tretë të Grupit H në FIBA Europe Cup. Pas dy çerekëve, rezultati i ndeshjes që po luhet në Poloni është 41:40 në favor të ekipit vendas.

Përkundër këtij disavantazh, kampionia e Kosovës, Peja ka treguar një paraqitje të mirë, sidomos në çerekun e parë, të cilin e fitoi me rezultatin 26:19. Çerekun e dytë, Peja e humbi me shifrat 22:14 dhe i ka edhe dy çerekë të tjerë për ta synuar fitoren e dytë këtë edicion në këtë garë të FIBA-s.

Aktualisht, më efikasi te Peja është fundori Jay Jay Chandler. Ai ka 10 pikë e 3 kërcime, ndërsa qendra Urald King ka shtuar 8 pikë e 5 kërcime.

Për Pejën, kjo është ndeshja e tretë në FIBA Europe Cup dhe aktualisht ka një humbje dhe një fitore pas dy ndeshjeve të luajtura. Fitoren e shënoi javën e shkuar në Pejë kundër ekipit nga Holanda, Heroes Den Bosch.