Peja e ka mposhtur skuadrën e Sigal Prishtinës për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Superkupës së Kosovës në basketboll.
Në ndeshjen çerekfinale të luajtur të mërkurën mbrëma në Prishtinë, ku edhe po mbahet turneu i Superkupës, skuadra e Pejës ka triumfuar me rezultatin 83:76.
Në gjysmëfinale, Peja do të përballet me skuadrën Prizreni-16, që në ndeshjen e parë çerefkinale triumfoi bindshëm ndaj Dritës.
Arian Qallaku ishte më i dalluari te Peja me 18 pikë, i përcjellë nga Dardan Berisha (17) dhe Ilter Erdem e Henrik Shirko me nga 16 pikë të shënuara secili.
Në anën tjetër, te Prishtina, më efikasi ishte amerikani Wendell Mitchell me 18 pikë të realizuara.
Pikë dyshifroire te Prishtina, realizuan edhe Muhamedali Janjeva (14) e Jan Palokaj (12), por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen nga Peja dhe eliminimin nga Superkupa.