Bashkimi me lehtësi është kualifikuar në finalen e madhe, pasi e mposhti edhe në ndeshjen e tretë Pejën.
Në “Karagaçi” pejanët sot humbën me rezultat të thellë 96-117, raporton Koha.net. Bashkimi kishte fituar edhe dy ndeshjet e para me rezultat bindës, pasi dihet që Peja është duke kaluar në një krizë financiare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe në këtë ndeshje për Bashkimin shkëlqeu Kayel Locke, i cili shënoi 33 pikë, pati 13 kërcime dhe bëri 5 asistime. Kurse ‘triple double’ në këtë përballje shënoi Justin Black, i cili shënoi 20 pikë, pati 11 kërcime dhe 14 asistime.
Kurse në radhët e Pejës më efikasi ishte Arian Qallakaj që shënoi 31 pikë, pati 5 kërcime dhe 1 asist.