Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kazakistani befason Finlandën në Helsinki

Kazakistani e ka fituar me përmbysje ndeshjen në Helsinki përballë Finlandës. Ndeshja u zhvillua të martën dhe i takoi Grupit H kualifikues për Euro 2024.

Robert Taylor shënoi golin e parë për Finlandën, por Bakhtiyor Zaynutdinov ia siguroi Kazakistanit fitoren. Ai shënoi golin e parë në minutën e 77-të, kurse të dytin në minutën e 90-të.

Me këtë fitore, Kazakistani është ngritur në vendin e tretë me 15 pikë nga tetë ndeshje, kurse Finlanda një pozitë më poshtë me 12 pikë.

Artikuj të ngjashëm