Në recepsionin e një zyre në Northampton, një femër qëndronte dhe po priste. Është një moment i rrallë i qetësisë për një person që është mësuar me shpejtësinë marramendëse të garave.
Ajo është Katherine Legge, viti 2004 dhe zyra është selia e skuderisë Cosworth në Britani. Legge, sipas fjalëve të saj, “është duke e ndjekur” kreun Cosworthit, Kevin Kalkhoven, skuderia e të cilit merr pjesë në seritë më të mëdha të moto-sporteve në SHBA, si “Indy Car”, “Champ Car” dhe “Atlantic Series”.
Me 23 vjet dhe gati 15 vjet në garë, Legge kishte mbetur pa para dhe kishte vështirësi të siguronte sponsor. Ajo frikësohej se ëndrra e saj për t’u bërë pilote e veturave të shpejta ka mbaruar, shkruan sot Koha Ditore.
Po refuzonte të largohej, derisa të takohej me Kalkhovenin.
Kështu Kalkhoveni dërgoi vajzën Kirstyn për ta hequr qafe Leggen. Pas një bisede, Kirsty u kthye te babai dhe i tha: “Duhet të takosh këtë person, ka diçka tjetër tek ajo”. Në një sport ku dallimet më të vogla dhe paratë bëjnë që rrotat të lëvizin, ky ishte momenti vendimtar për Leggen. Kalkhoven i ofroi asaj një mundësi për të garuar në tri garat e para të “Atlantic Series” në atë stinor.
Duke shikuar prapa tash, Legge thotë: “Ishte hera e parë që drejtova një veturë të garave me orar të plotë. Ishte hera e parë që pata një veturë të madhe dhe të fuqishme. Garën e parë në Long Beach unë e fitova”. Fitore në garën debutuese! Ajo fitoi tri nga gjashtë garat e saj atë stinor...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
-
Aksident i rëndë në IndyCar, piloti dërgohet me urgjencë në spital
-
Qeni futet në shtegun e atletikës dhe arrin “fitore”
-
Klubet e boksit nga New Yorku po luftojnë për mbijetesë
-
Me derën olimpike të hapur, një skatebordiste 14-vjeçare po futet në një botë të re
-
Tinejxherja e NASCAR është e kënaqur të ecë me hapa të ngadalshëm