Gjatë një gare të atletikës në shkolla të mesme në Utah, një “garues” pati garën e jetës së tij, raporton Daily Mail.
Një qen i iku nga dora pronarit dhe u fut në shtegun e garave, duke hyrë në finish në vendin e parë.
Gracie Laney, nga Logan High, ishte duke shkuar sigurt drejt fitores në garën e stafetës 4x200 metra.
Gara, Grizzly Invitational, u mbajt para disa ditëve.
Laney po shkonte sigurt drejt fitores, derisa qeni Holly u fut vonë në garë.
Edhe
Atletes i zbathet këpuca, ndalet e mbathë dhe përsëri e fiton garën në 200 metra
“Rreth 50 metra nga fundi ndjeja se dikush po afrohej dhe mendova se ishte një garues tjetër. Më pas e kuptova se ishte diçka shumë e vogël”, ka thënë Laney për “The Salt Lake Tribune”.
Videoja e garës ka bërë bujë nëpër rrjetet sociale.
“Pasi e pash videon, i thash vetes ‘Ai qen është tepër i shpejt’. Më dukej qesharake që në fund u mposhta nga një qen”, ka thënë Laney.
Ajo thotë se ishte e përqëndruar të përfundonte garën, por edhe e shqetësuar se qeni mund ta kafshonte, apo se mund ta shkelte qenin.
Tifozëria ka duartrokitur triumfin e qenit.
Laney ka thënë se do të dëshironte të bënte një selfie me qenin.
Edhe
Vrapimi i maratonës në javën e 22-të të shtatzënisë
“Vërtetë kam dëshirë të kisha një selfie me qenin”, thotë Laney.