Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Katër vjet dënim për tenisten Lepchenko

Tenistja Varvara Lepchenko është dënuar me katër vjet për shkak të dopingut.

Lepchenko doli pozitive për një substancë të ndaluar gjatë Grand-Prixit të Hungarisë në muajin korrik.

Tenistja amerikane ka thënë se nuk ka qenë e vetëdijshme për këtë dhe se mund ta ketë marrë rastësisht atë substancë.

Lepchenko u lind në Uzbekistan. Në vitin 2016 ishte në mesin e disa sportistëve që dolën pozitiv për “Meldonium”.

Për të njëjtën substancë është dënuar edhe Maria Sharapova.

Artikuj të ngjashëm