Scott McTominay mund të largohet nga Manchester Unitedi këtë verë.
Katër klube të Premier Leagues, Evertoni, Newcastle Unitedi, West Hami dhe Leicester City po e ndjekin mesfushorin e Manchester Unitedit, McTominay, raportoi “TalkSport” të dielën.
Blerja e fundit e Unitedit, Casemiro, pritet të jetë zgjedhja e parë për trajnerin Erik ten Hagg dhe në këtë formë, McTominay nuk do ta ketë vendin e sigurt në skuadër.
Për këtë arsye skocezi mund të transferohet te ndonjë klub tjetër.