Darwin Nunez është në formë të shkëlqyer te skuadra e Liverpoolit.
Sulmuesi uruguaian ka shënuar katër gola në tri ndeshjet miqësore të “të kuqve”, që të dielën mposhtën Leicester Cityn me rezultatin 4:0.
Nunez e hapi serinë e golave pas gjysmë ore lojë.
Bobby Clark pesë minuta më vonë shënoi për 2:0, kurse për 3:0 realizoi Diogo Jota, në minutën e 38-të.
Ben Doak e vulosi rezultatin final të takimit në minutën e 64-t.
Liverpooli edicionin e ri të Premier Leagues e nis në udhëtim te Chelsea, më 13 gusht.
Artikuj të ngjashëm