Përfaqësuesja e Shqipërisë është në disavantazh nga Katari në ndeshjen miqësore, pas pjesës së parë. Në duelin që po zhvillohet në Spanjë, Katari është në epërsi më rezultatin 1:0 pas 45 minutave.
Golin për Katarin në këtë pjesëlojë, e shënoi Albeoz Ali në minutën e 37-të. Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edoardo Reja për këtë miqësore ka ftuar futbollistët e kampionatit vendor, me përjashtim të Kristal Abazajt, i cili është pjesë e Istabulsporit të Turqisë.
Për Katarin, kjo ndeshje është e mirëseardhur duke pasur parasysh së më 20 nëntor e hap Kampionatin Botëror kundër Ekuadorit në kuadër të Grupit A.