Komiteti Olimpik i Katarit ka njoftuar të hënën se shteti ka bërë kërkesë formale për t’u bërë nikoqir i Lojërave Olimpike dhe Paralimpike në vitin 2032 dhe do të bëhej shteti i parë i Lindjes së Mesme që organizon një Olimpiadë.
Kërkesa për t’u bashkuar me ‘dialogun e vazhdueshëm’ jopërkushtues në lidhje me zhvillimin e këtyre lojërave u bë në një letër që u dërgua në selinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Luzanë të Zvicrës, transmeton KOHA.
Australia, India, Indonezia dhe Gjermania po ashtu kanë shfaqur interesim për të qenë nikoqir i Lojërave Olimpike.
Katari që nuk pati sukses në kërkesën për të qenë nikoqir i Lojërave Olimpike 2016 dhe 2020, do të bëhet shteti i parë i Lindjes së Mesme që organizon Kupën e Botës në vitin 2022.
-
A mundet Maroku t’i revanshohet Francës për disfatën në “Katari 2022”?
-
Kanadaja favorite ndaj Katarit që fitoi pikë të madhe
-
Komisioni miraton projektligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
-
Miratohet Projektligji, 243 milionë euro për Lojërat Mesdhetare
-
Çka po ndodh me fluturimet në Lindjen e Mesme?